Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese

9 Mars 2021, 17:06

Teksa 160 zgjedhjet e Partisë Socialiste i konsideron si fuqia e vetëndryshimit, për Kryeministrin Edi Rama lista e PD është shumë zhgënjyese, ndërsa për atë të LSI thotë se dhe LSI thotë se është e mbushur me emra nën hetim nga SPAK dhe OFL.  

"Nëse lista e PS është fuqia e vetëndryshimit, afirmimi i fosilizimit është PD, ndërsa e LSI është lista e SPAK dhe OFL", ka qenë mesazhi i Ramës sot në një konferencë për shtyp. 

Duke folur për listën e Qarkut të Tiranës, Kryeministri tha se kryeqytetasit janë para një zgjedhjeje, ata do të duhet të vendosin mes 1 nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon.

Në komunikimin me mediat ai nuk mund t'i shpëtonte edhe pyetjeve për të larguarit nga PS apo edhe për ata që janë vendosur në vende jo të sigurta në lista.

"Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë", tha ai duke folur për përplasjen me Ditmir Bushatin, apo edhe çështjet e Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos. Rama nënvizoi se listat e kandidatëve nuk janë stenda për të vendosur vazo antike por aty vendosen më të fortët.