Rama: Kush prek zgjedhjet i ndalohet përjetësisht hyrja në SHBA dhe vendet e BE

18 Maj 2019, 13:48

Kryeministri Edi Rama ju drejtua kandidatëve për kryebashkiakë që në nisje të fushatës të bëjnë takime derë më derë për të përcjellë tek cdo qytetar vendosmërinë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor, dhe të shuajnë kështu të gjitha dyshimet që lindin nga situata politike në Shqipëri. Në të njëjtën linjë, Rama i bëri thirrje kandidatëve, që të informojnë qytetarët se cfarë ndëshkimi të rëndë ka Kodi Penal, në rast se dikush tenton të bëhet pjesë e skenareve të mundshme të opozitës jokuvendore për të penguar dhe bllokuar procesin zgjedhor. Nëse dikush dënohet për krime zgjedhore - tha Rama - atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.

"Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t'ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë.", tha Rama.

    No videos found.