Rama: Kush voton LSI-PD merr 69, numrin e djallit! Derrin maç do marrin, Ilirin lart dhe Saliun poshtë, ose e kundërta! Ky shi paralajmëron breshërinë e votave për PS!

17 Prill 2021, 17:16

#reportTV #lajmeshqip #lajme GJIROKASTËR- Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-ja nuk është gjunjëzuar nga tërmeti dhe pandemia globale, e për pasojë, sipas tij, asgjë nuk e pengon për të arritur majën. Në fjalën e tij, Rama ka komentuar edhe në mënyrë simbolike kohën me shi me të cilën është karakterizuar motin gjatë këtyre ditëve. “Ja doli një Rama ik se po prisja, gjithmonë e ka një zë, vazhdon koncerti, është i njëjti dhe ai ditëziu plaku i vrenosur i 1936 jeton si shpirt brenda atyre që nuk e durojnë dot, nuk e shohin dot simfoninë e punës sonë në të gjitha drejtimet. Ne nuk duam ta vazhdojmë rrugën vetëm , por duam që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e fuqisë së madhe që na duhet për t’u ngjitur në majë. Nëse ne nuk do e harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti apo lufta me armikun e padukshëm, ne do të besojmë që përderisa nuk na gjunjëzuan këta, ne nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Dielli nuk është prezent se ka ditë me shi, por është shi që paralajmëron breshërinë e votave të PS nga veriu në jug, që do të sjellin fundin e këtij shiu për të na lënë barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e bukur Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo. Sot kjo është e mundur, se Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin e vet me një infrastrukturore”, tha Rama. Rama ka komentuar edhe takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, me një karvan makinash luksoze nga pas. Për Ramën, në ato makina qëndrojnë njerëz që duan të marrin “plaçkën e radhës”. “Janë ata që duan të marrin doganat, tatimet, drejtoritë e shëndetësisë, kudo plaçkën e humbur që hap pas hapi ne po ia kthejmë Shqipërinë, duke ndërtuar një shtet të barabartë për shqiptarë. Le të çohet një mësuese dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur deputeti dhe e ka lëvizur, lë të çohet një prind, qoftë çoban apo arsimtar, apo kamarier dhe të thotë djali dhe vajza ime meritonte të hynte në universitet dhe ia mori vendin djali i një deputeti. Askush nuk mund të çohet. Se ne bëmë që askush të mos e prekte dinjitetin e tyre”, tha Rama nga Gjirokastra.