Kryeministri Edi Rama tha se thirrja e fundit që i bëri BE-së është që të mos i lënë shqiptarët jashtë unionit, pavarësisht farsave, pasi ata kanë besim.
"Thirrja ime e fundit, ishte mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim të madh të Europë, pavarësisht farsave, sepse ne për herë ë parë kemi mundësi të jemi aty ku duam. Për ne Europa është fe, shqiptarët do vazhdojnë, por edhe në Ballkan ka shumë, proeuropianë. Lutja ime për ta ishte, ju lutemi mos e lini be të bëhet si kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin", tha Rama.