TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë një ligj të ri që do të luftojnë dhunën ndaj grave, gjatë një deklarate të bërë në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi. Ai tha se duhet menduar një sistem riedukues dhe një rrugë të mesme që t'i bëjë burrat të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë, pasi vetëm një denoncim nuk mund t'i japë fund dhunës ndaj grave.
Rama tha se Shqipëria ka bërë përparime në aspektin e barazisë gjinore duke qenë se sot në qeveri ka më shumë ministre gra, ndërsa në këshillat bashkiakë kam 50% gra.
Vendet ekzemplare si Suedia dhe Finlanda, Shqipëria është vendi i 34 përsa i përket nivelit të barazisë gjinore. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe sot kemi 50% të këshillave bashkiakë të cilat janë me përfaqësi grash dhe kemi pasur sukses të arrinim një ekuilibër perfekt. Në qeveri kemi më shumë gra se sa burra. E gjitha kjo është një meritë sepse nga përvoja ime mund t'iu them se nëse doni të punoni realisht dhe që gjërat të bëhen është më mirë të zgjidhni gratë sepse janë një garanci më e madhe. Burrave i thua për të bërë diçka dhe nuk e bëjnë, kur i thua pastaj pse nuk e bëre, thotë sepse thjesht ashtu mendova. Ndërsa gratë, nëse thonë po atëherë është e sigurt se do ta bëjnë. Thjesht ato e bëjnë punën. Mendoj se jemi në vendin e duhur deri tani por krahasuar vetëm nga pikënisja por jo atje ku duhet të jemi. Dhuna në familje është një tematikë shumë e rëndësishme në Shqipëri. E gjitha kjo lidhet me një lloj rikthimi të fantazmave të së kaluarës. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri ne pamë shumë pjesë nga e kaluara që ktheheshin në të tashmen.
Duhet të mendojmë për qendra riedukative për burrat. Nuk mund të mendosh që e bën diçka dhe i shpëton sistemit. Burrat janë ata që thjesht denoncohen por duhet të ketë një rrugë të mesme që t'i bëjë ata të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë. Është e rëndësishme të shkojmë përpara në këtë axhendë. Nuk është një çështje e izoluar në rrethin e grave që janë objekt dhune. Mendoj që duhet t'i ofrojmë grave një mbrojtje të drejtpërdrejtë. Procesi është konsumues në kohë dhe shkurajues. Unë marr shumë mesazhe sepse jetojmë në një vend të vogël dhe jemi të gjithë kushërinj dhe nuk ka një ditë të vetme që unë nuk marr mesazh nga një grua që ndihet keq që nuk po merr mbrojtjen që ka nevojë.