Teksa opozita joparlamentare protestoi kundër qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama është gjendur në Butrint, shoqëruar nga ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy duke ndjekur koncertin e Carla Brunit.
Kreu i qeverisë ndodhet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, dhe djali i tyre Zaho. Rama takoi në kryeministri ish-presidentin francez i cili mbërriti në Shqipëri me bashkëshorten e tij Carla Bruni, kantautore dhe modele e njohur që dhuroi një koncert në Butrint me këngët e saj në Ditën e Festës së Muzikës.
Lideri demokrat Lulzim Basha këtë radhë për herë të parë mbajti një fjalim para kryeministrisë ku kërkoi largimin e Ramës, por për herë të parë pa zhurmën e shashkave dhe bombave molotov. Në tubim ishte me bashkëshorten e tij dhe dy vajzat, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nga ana tjetër, është shfaqur me familjen e tij në këtë aktivitet festiv në Butrint.