SARANDË- Një tjetër plazh është liruar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Gjiri i Krorëzës mbi të cilin kishte rënë 'flama' e zaptimit i është kthyer sot në normalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se nga sot simotra e mrekullueshme e Gjipesë i kthehet pushuesve.
"Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit. Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u kthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare", shkruan Rama.