Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk e ka pasur kauzë çështjen e listave të hapura, pasi në asnjë vend të botës kjo çështje nuk është kauzë e partive të mëdha. Sipas, Ramës është hera e fundit që PS bën një marrëveshje në ambasadë.
"Kjo është një arsye për të kuptuar që PS është një qenie me sytë dhe veshët e hapur nga të katërt anë dhe është një qenie që dëgjon, arsyeton dhe që vendos dhe që ndryshon. Nuk e kemi pasur kauz listën e hapura dhe nuk kemi arsye ta kemi, sepse kjo çështje nuk ka qenë në asnjë vend të botës kauz e partive të mëdha. Në popullin shqiptar në mjedisin tonë social dhe politik gjatë vitit të fundit ka ndodhur një ndryshim edhe si rezultat i presionit të përditshëm që ka bërë opozita parlamentare duke folur për lista të hapura. këtë gjë unë e kam parë si një trend e ardhur në rritje nga anketimet. Kjo ka qenë në vëmendjen tonë.
E dyta, ka qenë e qartë qysh në krye të herës, nuk kemi problem të diskutojmë edhe çështje të sistemit, edhe mazhorintarin e Bashës, edhe kombëtarin e Hajdarit, por fillimisht kam thënë që duhet të bëjmë kodin.