TIRANË - Kryeministri Edi Rama tha se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur. Kreu i qeverisë tha se në atdhe është kthyer numër i kufizuar personash, i atyre që nuk kishin asnjë mundësi financiare për të qëndruar jashtë, apo i studentëve. Të tjerët -theksoi Rama - do të presin mbarimin e luftës siç ai quan situatën me Gripin e ri, për t'u kthyer në atdhe.
Po ashtu, kryeministri u shpreh se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqitparëve të kthyer, dhe të garantohet se do të respektojnë vetëkarantimin me 14 ditë nga momenti i kthimit.
Dje erdhën nga Italia dhe Kroacia shqiptarët e parë të cilët kishin lidhur kontaktet me amabasadat. 1123 nga Roma dhe 165 nga Kroacia.