Rama: Listat e shqiptarëve që do të kthehen në atdhe janë MBYLLUR! Mos u mundoni më të gjeni vend në avion

29 Mars 2020, 15:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 18:20:16

TIRANË - Kryeministri Edi Rama tha se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur. Kreu i qeverisë tha se në atdhe është kthyer numër i kufizuar personash, i atyre që nuk kishin asnjë mundësi financiare për të qëndruar jashtë, apo i studentëve. Të tjerët -theksoi Rama - do të presin mbarimin e luftës siç ai quan situatën me COVID-19, për t'u kthyer nnë atdhe.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se policia do të publikojë listën me emrat e të gjithë shqitparëve të kthyer, dhe të garantohet se do të respektojnë vetëkarantimin me 14 ditë nga momenti i kthimit.

    No videos found.