'Po bëhem copash përditë! Rama: Do riatdhesohen ata që kanë mbetur rrugëve të Europës

27 Mars 2020, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2020-03-27 15:41:11

'Po bëhem copash përditë! Rama: Do riatdhesohen ata që kanë mbetur rrugëve të EuropësKryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë se nga dita e hënë do të nisin fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut, dhe se nuk do të paguhet asnjë lekë nga xhepi i tyre për udhëtimet. Kreu i qeverisë në një komunikim në Facebook, LIVE nga zyra e tij në kryeministri, tha se fluturimet do të bëhen me avionin "Lasgushi" të kompanisë "Air Albania", dhe se aktualisht ministrja e Transportit Belinda Balluku është duke punuar për marrjen e lejeve të posaçme. Rama tha se ka marrë jo pak mesazhe nga studentë, familjarë të ndarë nga kufiri i mbyllur, dhe tha se shumica e rasteve janë zgjidhur. "Por jemi plotësisht të vetëdijshëm për stresin që rritet përditë për njerëzit që kanë mbetur rrugëve Evropës", tha Rama.