Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët ka folur për drejtësinë, administratën, por edhe probleme të tjera, ndërsa nuk ka kursyer edhe batutat.
Sëmundje e vjetër, problem i madh kur njerëzit shkojnë në një zyrë hipoteke, e cila është simboli në këtë pikë. Çdo muaj zgjidhim rreth një mijë probleme. 120 persona janë ndëshkuar për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Të pastrojmë administratën nga ata që janë mësuar të jetojnë si parazitë. Është e pavërtetë dhe manipulim i madh që ne i paskemi dhënë qindra milionë oligarkëve për koncesionet, sepse duket se kemi marrë nga arka qindra milionë dhe ua kemi dhënë atyre, e vërteta është ndryshe. Në paguajmë cdo vit, pjesë pjesë, sipërmarrje që kanë marrë koncesionin për të bërë shërbime publike më të mira. Shumica duan të punojnë në shtet, o shtet o s'ka.
Edi Rama
Diskutimet e kryeministrit me qytetarët dhe batutat
Rama: Çajupi që iu ka njohur mirë e ka thënë 'pika që s'ju bie se nga gratë rroni'.
Qytetarja: Unë jam njëra nga banoret e dëmtuara nga pallati...
Rama: Tani mos e zgjat, e përfundojmë para se të fillojë dimri...
Qytetarja: Më kanë hequr dritat prej 6 muajsh, ka mbetur puna të gjykata e lartë?
Rama: Për rastin tënd, nuk kemi se cfarë shtojmë, se është në gjykatë, por është rasti për të përsëritur; nuk mund të zëvendësojmë gjykatat, kryeministri nuk bën dot prokurorin, ne e kemi ndërruar këtë sistem, që kur kemi vendosur të hyjmë në sistemin e ri. Nuk cakton kryeministri kush hyn në burg. Gabojnë ata që thonë se qeveria kap ata që janë të varfër dhe jo të fortët, këtë duhet ta bëjë drejtësia. Ka filluar pastrimi i sistemit të drejtësisë, njerëz të fuqishëm sot kanë dalë jashtë sistemit dhe një pjesë e tyre do të japin llogari për pasurinë.