Rama: Lulit i dhamë 15 biberonë, Flamur Noka do pemë që të hipë por BE nuk është pyll

29 Mars 2019, 18:56

Kryeminstri Edi Rama ironizoi nga Durrësi liderin demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetin Flamur Nokëa, duke thënë se Luli do biberon që të rritet ndërsa Flamuri do pemë që të hipë.

"Do vijnë të thonë ndërkombëtarët, meqë po qan Luli ku e ke biberonin, të sajojë një biberon të qetësojë Lulin. I dhamë 15 biberona para disa vjetësh. Nuk rritet me metoda mirëkuptimi, le të rrijë në rrugë të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata. 
Nuk e di sa do i pengojnë hapjen e negociatave. BE nuk është pyll për Flamur Nokën. Flamuri do pemë që të hipë. Në BE në pemë hipin të tjerë dy këmbësha, jo deputetët",
 u shpreh Rama.

    No videos found.