Rama: Mark Rutte më mësoi ta dua BE, por që do jetë dashuri e ashpër

4 Korrik 2022, 19:28

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëti-Holandë, ndërsa tha se i është mirënjohës Rutte që po bën përpjekje për ta nxitur Ballkanin drejt Europës.

“Të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të reformës në drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tinë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kritikizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona. Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do  kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja. Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër.”, tha Rama.

    No videos found.