'Rama mashtroi mbi 3500 qytetarë dibranë', PD kërkon anulimin e koncesionit për Llixhat e Peshkopisë

28 Janar 2019, 19:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar dibranët, duke dhënë koncesion korruptiv në ujërat termale “Llixhat e Peshkopisë”. 

Duke përmendur tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-ëve si korruptive, Gjunkshi tha se koncesioni në "Llixhat e Peshkopisë" është i dhënë në të njëjtën mënyrë, e për këtë arsye duhet anuluar e personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.Ko

Gjunkshi tha se banorët presin anulimin e menjëhershëm të procedurës së koncesionit, në të kundërt do të ketë protesta.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka denoncuar aferën e dhënies me koncesion të ujërave termale “Llixhat e Peshkopisë”. Ne jemi angazhuar të jemi në krah të banorëve në protestat e tyre dhe këmbëngulim deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere dhe nxjerrjen e përgjegjësve që janë përzier në të. Ky koncesion i dhënë pothuajse njësoj, me të njëjtat praktika korruptive, si tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-eve, duhet të anulohet dhe personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë. Partia Demokratike siç ka mbështetur banorët e Astir-it prej afro 80 ditësh, do të mbështesë banorët e Llixhave dhe qytetarët e Dibrës deri në anullimin e këtij konçesioni.

Xhemal Gjunkshi, Deputet i Partisë Demokratike

Gjunkshi tha më tej se procedura korruptive e koncesionit cënon drejtpërsëdrejti interesat e mbi 3500 banorëve të qytetarëve dibranë dhe favorizon interesat korruptive të qeverisë Rama.

Me kete aktivitet jane te lidhur mbi 35 hotele, mbi 200 shtepi pritëse (biznese familjare).Banorët e Dibrës e dinë mirë se nëse Qeveria Rama do kishte qenë e përgjegjshme dhe dashamirëse me Dibrën, do i kishte anulluar edhe HEC-et e Çidhnës dhe nuk do e shkatërronte Kanionin e Setës, ashtu siç ka thënë se do të anullojë HEC-et mbi Vjosë apo ato të Kanionit të Holtës.

Xhemal Gjunkshi, Deputet i Partisë Demokratike

    No videos found.