Rama mban fjalën përmbyllëse në ministerial pas zgjedhjes së krerëve ekzekutiv të OSBE

4 Dhjetor 2020, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2020-12-04 17:03:12

Kryeministri Rama, në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE, mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë . Rama është shprehur në hyrje të fjalës së tij se edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.

"Gjithçka ishte kundër nesh, krizë përmbi krizë, por nuk hoqëm dorë. Pandemia COVID na pengoi rrugën, por ne ia dolëm Shqipëria mori më shumë përgjegjësi se çdo vend tjetër. Ky ishte një vit tejet sfidues por Shqipëria pati një debutim dinjitoz në krye të OSBE", ka thënë Kryeministri.

Kryeministri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët gjatë këtij viti bashkëpunimi në krye të OSBE-së.

"Shqipëria mund të jetë një vend të vogël por ne donim të bënim gjëra të mëdha. Vendi ynë kurrë nuk ka pasur një rol të tillë më parë. Përderisa arritëm rezultate në këtë vit plot kriza Objektivi ynë i ardhshëm është Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtu përfundon rrugëtimi i kryesimit tonë. Ka qenë një vit plot sfida. Do t'i garantojmë gjithkujt që do të qëndrojmë pranë jush si pjesë e Trojkës për t'iu ndihmuar sa më shumë mundemi", tha Edi Rama.

Lajm në përditësim...