Rama mban premtimin për Bashkimin nga Kukësi, shtëpi të re dhe punësim

25 Nëntor 2018, 10:59

Kryeministri Edi Rama prej disa javësh publikon histori të ndryshme të familjeve shqiptare në nevojë. Një prej tyre ishte edhe ajo e Bashkim Sefës, një kryefamiljar në Kukës, i cili rriste fëmijët e tij në një shtëpi të rrënuar dhe papunë.

Në shtëpi i shkoi vetë Rama, i cili i premtoi asokohe se do të merreshin masa që gjendja e tyre ekonomike të ndryshonte.

Dhe mesa duket, kështu po ndodh.

Kryeministri ka publikuar sërish një video mëngjesin e sotëm, ku shihet se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpisë së Bashkim Sefës, dhe se ky i fundit është punësuar në një kantier privat.

    No videos found.