Rama mbërrin në Elysée, shtrëngim duarsh dhe foto me Macron

15 Maj 2018, 13:42

Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë sot në Paris, ku u prit nga presidenti francez Emanuel Macron.

Franca është një ndër tre vendet skeptike lidhur me hapjen e negociatave zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Pak kohë më parë Macron ishte takuar në Paris edhe me ministrin Fatmir Xhafaj, i cili ishte shprehur se kishte marrë fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë.

Dy vendet e tjera skeptike në BE për hapjen e negociatave të Shqipërisë janë Holanda dhe Gjermania.

Pak kohë më parë Rama ishte takuar me kancelarin gjermane Angela Merkel, e cila kishte kërkuar vijimin e reformave në Shqipëri deri më 21 qershor, kur BE do të shprehet lidhur me negociata me Shqipërinë.

    No videos found.