Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, që përkon me Natën e Verës ka mbledhur në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, Kryesinë e Partisë dhe deputetët socialistë për të diskutuar mbi situatën politike, zgjedhjet vendore të 30 qershorit që janë në prag dhe angazhimet e qeverisë.
Report Tv siguron pamjet e momentit të mbërritjes së eskortës së kryeministrit Rama në Labinot, te 'Rozafa' , restoranti ku prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e qeverisë. Ndërkohë që nesër Rama, por edhe anëtarët e kabinetit qeveritar pritet që të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen për Ditën e Verës në këtë qytet.