Rama: Mbrëmë u kërcënua ambasadori i OSBE. Cili ndërkombëtar bën negociata për dialog me politikanët jelekverdhë?!

12 Maj 2019, 15:36

Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale. OSBE që kur flet duket se i ka të gjitha të peshuara në kandar farmacie. Një pyetje duhet t'ja bëjmë të gjithë vetes. A jemi vërtetë të vetëdijshëm se çfarë është kjo? Dhunë kriminale e pashembullt. Dikush në hije, dikush që ndihet i përjashtuar nga rrjedha e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, vesh jelekun e  verdhë del në Elysse, ose tenton të shkojë deri në derën e Kuvendit të Francës dhe e bën këtë që është e papranueshme, e patolerueshme, por vjen nga dikush që ndihet se s'ka zë, s'ka asgjë për të humbur. Një grupim parlamentar që ka detyrimin kushtetues të përfaqësojë të tjerët që i ka dhënë votën, që del nga parlamenti dhe pastaj vjen natën para parlamentit me jelekun e verdhë, është fundi. Nuk ka ndërkombëtar që të ulen për të bërë paketë për të bërë negociata me këta. Nuk negociohet me jelekun e verdhë jo më me politikanë që kanë veshur jelekun e verdhë. Në sytë e ndërkombëtarëve. Se për mua, jam gati për dialog"

  •