Rama mbush plot jashtë dhe brenda stadiumin 'Elbasan Arena' duke respektuar masat anti-COVID, publikon numrin ID: Kujt i duhet?

20 Prill 2021, 18:25 | Përditesimi: 20 Prill 2021, 19:53

ELBASAN- Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama është në Elbasan, ku qindra qytetarët janë mbledhur në stadiumin "Elbasan Arena" jo vetëm në ambientet e brendshme të saj, por edhe jashtë, në respekt të masave anti COVID.

" E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare", tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com