Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin elektoral në Shkodër ku prezantoi Valdin Pjetrin i cili kandidon i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, militantët e PD vijojnë protestën në anën tjetër të pedonales. Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë qytet
"Ka bërë vetëm një burg në Malësinë e Madhe. Ne jemi protestues, kemi ardhur për të treguar se nuk ka vend këtu me mashtrimet e tij", tha një qytetar.
Edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se nuk mund ta lejojë këtë situatë.
"Shkodra është vendi i lirisë, që ka dhënë jetën për këtë vend. Ka gjithmonë një moment kthese dhe një moment reflektimi. Kjo luftë prodhon vëllavrasje dhe përçarje. Ju nuk mund të jeni ata. Kemi nevojë të na ndihmoni ju. Në prokurori ka njerëz të ndershëm, ka policë të ndershmë në këtë vend", tha Ademi.