Rama: Mbyllim pub-e, disko, palestra dhe ambientet e mbyllura! Lokalet e restorantet të reduktojnë tavolinat, 2 metra largësi nga njëra-tjetra

10 Mars 2020, 16:50

Rama ka vendosur që të mbyllen të gjitha palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz, qendrat për argëtimin e fëmijëve, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi.  Sipas Ramës të gjitha këto bëhen për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirsuit. Rama tha gjithashtu se administrata që ka mundësi të punojë nga kompjuteri, nga nesër punon në shtëpi, ndërsa shtoi se shërbimi në sportele do të ndërpritet. Në lidhje me lokalet dhe restorantet duhet të reduktojnë tavolinat dhe të krijojnë një largësi prej 2 metrash nga njëra-tjetra, në të kundërt nëse kjo nuk respektohet atëherë do të vendosen orare për ta.