Rama: Më 1 korrik bashkitë e djathta dhe ato të aleatit të djeshëm do gdhihen në krahun e zemrës

23 Mars 2019, 13:32

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve në bashkitë që deri më tani janë drejtuar nga e djathta dhe ish-aleati i tyre në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim, që të kthejnë sytë drejt qyteteve me kryebashkiakë të majtë, dhe të kërkojnë më 30 qershor me votë, që edhe qyteti i tyre të ketë të njëjtin zhvillim. Ju drejtua qytetarëve të Shkodrës, të Kukësit, të Lezhës, dhe atyre të Gjirokastrës, Beratit, e madje dhe Skraparit, që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të zhvillimit ekonomik të qyteteve.

"Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën

Ju në Kukës shikoni Korçën dhe pyeteni veten a doni që edhe Kukësi të ndryshojë si Korça. Nëse po harrojini flamurët që ju kanë mbetur vetëm hunjtë dhe na jepni ne besimin dhe detyrën që Kukësit t'i sjellim stadiumin dhe aeroportin që e kemi nisur punën, por edhe rrugën e rritjes së ekonomisë familjarë, përmes turizmit dhe agro-turizmit

Ju në Lezhë a doni të jeni si Fieri, nëse po e keni në dorë, mos humbni dhe 4 vjet të tjera, siç humb kot, kot, kot, 4 vite që shkuan dëm, por bashkohuni pa dallim partiak për ti hapur vetes suaj një rrugë të re mundësish.

Nuk kam pyetje për ju në Gjirokastër, Berat dhe kudo ku 4 vjet kanë drejtuar edhe me votat të shumicës sonë aleatët e djeshëm, deri në Skrapar, në 1 korrik do të gdhihen në krahun e zemrës me PS-në", tha kreu i qeverisë.

"Nga Kukësi deri në Konispol, nis një ofensivë frontale", përfundoi kryeministri.

    No videos found.