Rama me gratë dhe vajzat: Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër

16 Prill 2021, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2021-04-16 14:28:19

Në takimin me gratë dhe vajzat në Tiranë, Kryeministri Rama i ka bërë thirrje atyre që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t'i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet. Ngjitja në majë bëhet me vështirësi pasi nuk është e lehtë. Dhe në këtë moment është shumë e rëndësishme që gratë, ato që e dinë se çfarë do të thotë të mbash shtëpinë, të mbash  fëmijët, duhet të marrin në dorë fatin e votës më 25 prill. Askush më mirë se sa gratë nuk e kupton që ka vetëm një rrugë për tu përballur me vështirësitë, që është të punosh.