Rama me kandidatët e PS: Në sulm për ta mbrojtur Shqipërinë nga ata që duan të kthehen në qeveri

10 Mars 2021, 17:01

#reportTV #lajmeshqip #lajme Me sloganin “Vrapimi drejtë së ardhmes” kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me kandidatët përfundimtar në zgjedhjet e 24 prillit. Gjatë komunikimit në zoom me skuadrën e 25 prillit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kandidatëve të mos qëndrojnë të objektivi bazë, por të fokusohen në progresin e punës. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u bëri thirrje të gjithë socialistë që nga ky moment të vrapojnë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes, sipas tij për ta mbrojtur vendin tonë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura dhe më të lodhura, duke iu referuar opozitës. Kreu i qeverisë nuk la pa ‘thumbuar’ edhe kundërshtarët, të cilët i analizoi me foto dhe duke bërë ironi, me figurat e tyre politike. Rama vuri përball kryesuesit e PD-së me ato të Partisë Socialiste, duke e nisur krahasimin mes mjekes Çomo dhe Sali Berishës. Kryeministri theksoi se skuadra e Partisë Socialiste është ajo e duhura, me argumentin se secili drejtues ka dhënë maksimumin për qytetarët.