Nga Durrësi, teksa prezantoi ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama u ndal tek Lefter Koka, i cili ka ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Rama tha se Lefteri ka zgjedhur njerëzit dhe qytetin e tij me këtë vendim.
"Ne e dimë historinë e ndarjes në familje brenda së majtës dhe më vjen mirë që në këtë histori ndarja bashkimi mes PS dhe LSI ka pasur disa njerëz që kanë qenë ura dhe jo hendeqe, për të qenë bashkues dhe jo përçarës dhe kur gjërat kanë shkuar keq nuk janë bërë zëdhënës të së keqes. Kur LSI ka ribërë atë që ka bërë disa herë por këtë herë në formën më brutale kanë vendosur që të zgjedhin jo thjesht PS, por të zgjedhin njerëzit e tyre, arsyen dhe të zgjedhin qytetin e tyre, të ardhmen e punëve", tha Rama.