Kryeministri Rama ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar takimin me kandidatët e 25 prillit, aty ku pas Vlorës do të kandidojë edhe vetë. Gjatë prezantimit të skuadrës, kryesocialisti nuk la pa komentuar edhe përfaqësuesit e PD-së në këtë qark ku duke i krahasuar me ish deputetin e ndjerë Bashkim Kopliku, si një nga figurat e demokratëve më të respektuar të Durrësit, kjo parti për të ka degraduar në një trekëndësh që përfshin Agron Dukën, Edi Palokën dhe Trafikantin e heroinës.
"Ç'është ky trekëndësh mes Gon Dukës, Edi Palokën dhe një Trafikanti heroinë i ardhur nga Zvicra që tund 2 gishtat atje për kë? Kur mendoj që e djathta këtu ka pasur fytyrën e zërin e Bashkim Koplikut. Një qytet që ishte identifikuar me të djathtën, që i jepte Kuvendit shqiptar emra qytetarie sot pas 30 vitesh sjell Palokën. Sot Paloka 1 në Durrës. Si mundet që një familje demokratike të votojë Palokën?", tha Rama