Rama me kandidatët për deputetë të Tiranës: Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme!

23 Mars 2021, 18:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-23 18:45:51

Në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se në kryeqytet, PS do të fitojë 20 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa tha se skuadra e PS në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, Rama bëri një krahasim dhe me kandidatët e PD ku ndërsa i përmendi disa me emra i cilësoi ata si mbetje të shekullit të kaluar. Nga kandidatët e PS ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit. Për Pandeli Majkon i cili është i 19 në listën e Tiranës tha se në mandatin e ardhshëm do të renditet i 20-ti dhe atëherë do të flasë edhe për Teatrin Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës ka veçuar Najada Çomon dhe Luljeta Bozon duke thënë se kanë pasur rol  të rëndësishëm gjatë pandemisë dhe tërmetit.

"Luljeta me Najadën nuk janë zgjedhje të rastësishme. Cfarë do të kishim bërë, si do të mund ta përballonim si shoqëri goditjen nga virusi nëse nuk do të kishim bërë gjithë ato punë të mëdha që janë bërë në sektorin e shëndetësisë. Është e paimagjinueshme ta mendosh që cfarë mbështetje, përkujdesje, mundësie do të kishte sistemi ynë shëndetësor, për t’u qëndruar mjekëve, infermierëve dhe sallat e reanimacionet nëse virusi do të kishte zbritur disa vite më parë, kur sistemi ynë ishin në një gjendje, të thuash e mjerueshme është pak. Prania e Luljetës dhe Najadës në këtë skuadër është nga njëra anë adresimi i nevojës së përfaqësimit tek kategori profesionistësh dhe individësh që kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit nëse nisemi që nga tërmeti” tha Rama.