Rama me kandidatët per kryetar bashkie, jep udhëzimet e fundit përpara zgjedhjeve

18 Maj 2019, 12:01

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vijuar para me përgatitjet që 30 qershori t'i gjejë gati të gjithë kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste. Kryeministri nuk shrehu asnjë lëkundje nga 30 qershori, duke thënë se nuk mund të dalë në shkelje të kushtetutës. Rama ju drejtua kandidatëve, disa prej të cilëve kryebashkaikë aktual të konfirmuar për një garë të dytë elektorale, të bëjnë fushatë sikur përball tyre të kishin kundërshtarë. Ajo që duhet arritur në këtë fushatë intensive - tha shefi i mazhorancës - janë kontaktet me njerëzit. Rama tha se ishte zgjedhje e opozitës joparlamentare për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ku edhe mund të kishte fituar disa bashki, por se ai vetë nuk do të lejojë që procesi zgjedhor të merret peng.

"Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë si gjithë të tjerat por datë e përcaktuar sipas kushtetutës për të dëgjuar popullin Sovran për vlerësimin e fertave elektorale në 61 bashkitë e vendit.

Oferta jonë është e plotë, 61 kandidatë dhe kandidate e 61 lista për këshilltarë që do të çelin më 31 maj rrugëtimin drejt 31 qershorit. Në vend të një humbje me nder ku me siguri mund t’i fitonin disa bashki, kundërshtarët zgjodhën qederin për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë.

Për shkak të ikjes së tyre nga rruga kushtetuese e zgjedhjeve dhe frikës së tyre për ballafaqimin me ne, në një pjesë të bashkive do ketë vetëm një kandidatë por do ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë duke nisur nga kontaktet me njerëzit.

Do shpenzojmë të gjitha energjitë tona kur do kemi kandidatë përballë.  Edhe në ato bashki objektivi jonë është jo thjesht të fitojmë ato bashki port ë realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore", tha Rama.

    No videos found.