TIRANE-Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debati mes shumicës dhe opozitës për çështjen e negociatave. E ndërsa opozita akuzon qeverinë për dështim, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria e mori datën, ndërsa në korrik do të vijë ekipi i KE për procesin analitik.
Rama akuzoi opozitën për baltosje të vendit te ndërkombëtarët, ndërsa shtoi se përgjigjen do ta marrin qershorin e ardhshëm, që janë zgjedhjet lokale. Rama nuk kurseu ironinë dhe talljen me opozitën kur u shpreh ‘O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, pse e le pa kufij’.
Është e pandershme që Zoti nuk e kufizoi budallallëkun, por vetëm inteligjencën. Më thoni, cfarë ka për të diskutuar këtu? Opozita jonë është e vetmja që thotë se Shqipëria dështoi. Sot kam marrë ftesën bashkë me kryeministrin maqedonas për të shkuar në Bruksel për t’u ulur me komisionin dhe për të filluar diskutimin për punën për përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë jep dorëheqjen, do flas edhe me kryeministrin e Maqedonisë dhe e parashtroj këtë kërkesë, por do u kthej përgjigje, kur të jemi pushim. Ne e kemi datën, këta thonë ‘JO’, qershorin e keni problem se atëherë i pësoi të gjitha goditjet. Qershori është hija që iu ndjek, ja do të vijë tjetri, një rrugë edhe punë, t’iu rregullojmë mirë sikur e meritoni dhe të hyjmë në finalizimin e procesit për negociatat. Në korrik vjen ekipi i KE për programin analitik. Është fatkeqësi që nuk kemi opozitë, as për ekonominë dhe as për punësimin. Opozitën e kemi në terren dhe rrjetet sociale. O zot pse budallallëkun e le pa kufij. Parlamenti me një tufë esadistësh që vetëm baltos dhe nxjerr nga goja vetëm paudhësi. O Zot pse nuk e kufizove budallallëkun, unë po u hap rrugë dhe tani debat të mbarë duke folur me veten tuaj.