Rama me krerët e komuniteteve fetare: Nuk flitet për të mbyllur xhamitë e kishat, sensibilizoni besimtarët të ruajnë veten

9 Mars 2020, 18:32

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend, për të diskutuar në lidhje me masat që duhet të merren në lidhje me ceremonitë fetare dhe të sensibilizohen besimtarët që të ruajnë vetën dhe të tjetër. 'Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty tek ju mos lëvizni. Ky është i gjithë thelbi i kësaj epidemie', tha Rama.