“Rama më mirë të ulet me Millosheviçin”, socialisti kundër bashkëpunimit me opozitën

11 Maj 2020, 11:41

“Rama më mirë të ulet në tryezë për të bashkëpunuar me Millosheviçin se sa me opozitën e Babales dhe Berishës”. Ky ishte një reagim i ashpër i një telefonuesi nga Cërriku në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me moderatorin Andi Kapxhiu kur u pyet për një bashkëpunim për integrimin. Zotëria që thotë se ka votuar për Partinë Socialiste e cilëson tallje me elektoratin uljen në një tryezë të Ramës me Bashën.