-
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me operatorët turistikë të bregdetit durrsak, teksa jemi në start të vaksinimit intensiv për lehtësimin e sezonit veror që po afron.
Rama ka premtuar se për sezonin e ri të turizmit kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur si dhe operatorët turistikë do të kenë sa më pak shtrëngesa. Edhe vaksinimi intensiv i popullsisë sipas tij do të ketë ndikim pozitiv.