Rama me operatorët turistikë në Durrës: Të sjellim 10 milionë turistë për 5 vitet e ardhshme

19 Qershor 2018, 14:10 | Përditesimi: 19 Qershor 2018, 14:10

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me operatorë turistikë, se sfidë mbetet që Shqipëria të arijë të vizitohet nga 10 milionë turistë përgjatë 5 viteve të ardhshme. Kreu i qeverisë e vuri theksin te investimet në turizëm, ndërsa shtoi se nëse vijohet me këto ritme, vendi do arrijë të krahasohet me Malin e Zi për nga mundësitë dhe potencialet turistike që ofron.   

Kur në Shqipëri të jenë ngritur hotelet me 5 yjeve, me emra që i gjen në gjithë Mesdheun, atëherë turizmi flet vetë, njësoj sicc foli dhe flet sot e gjithë ditën për Malin e Zi. Mali i Zi ishte delja e zezë e mediave në vitet '90 trafiqe etj. Sot është një vend për të cilin flitet vetëm mirë e bukur, pavarësisht problemeve që na thonë ne, i ka edhe mali i zi, Italia e vende të tjera.

Por, askush nuk merret me këtë kur vjen puna te Mali i Zi, sepse ndoqi një politikë largpamëse, me shumë durim dhe sot ka dalë në një kategori tjetër. Por çfarë ka më shumë Mali i Zi sesa ne? Asgjë përveçse ka pasur në krye një burrë shumë të madh, me një vizion dhe vendosmëri unikale. Ne po hedhim hapat e parë në një fazë të re. Në Shqipëri çdo kush që do të bëjë sukses dhe është i gatshëm të paguajë në energji, durim dhe sakrifica e bën suksesin. Shqipëria mund të arrijë të bëhet vendi që të sjellë 10 milionë turistë në 5 vitet e ardhshme. 

b.ha./Shqiptarja.com