Rama me pedagogë në Gjirokastër: Të fuqizojmë drejtorët e shkollave! U japim jetë programeve të reja

8 Prill 2021, 21:00 | Përditesimi: 8 Prill 2021, 21:00

Gjatë një takimi me pedagogë në Gjirokastër kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe disa objektiva për arsimin parauniversitar, siç është fuqizimi më tepër i rolit dhe nivelit të kompetencës së drejtorëve të shkollave. Po ashtu Rama ka thënë se do t’i japë jetë dy programeve të reja, njërit kombëtar për sportet kurse i dyti për artet dhe zejet.

Të vihet theksi tek nevoja për të vazhduar përpara, mos u kthye mbrapsht, dhe mos rrezikuar arritjet. Këto që janë arritur nuk janë gjë tjetër vetëm një bazë e mirë për të shkuar përpara. Një garanci se jo vetëm ku duhet të ndiqemi dhe si mund të ndiqemi. Si mund të ndiqemi duke qenë të vetëdijshëm për çdo gjë, për vështirësitë.

Megjithatë unë besoj se ka shumë dëshmitarë, nuk është një reformë kjo e arsimit që thjesht mund të flitet dhe diskutohet mbi parime dhe arkitekturës. Është reformë që ka shumë dëshmitarë, mijëra dëshmitarë. Sot janë mbi 11 mijë që kanë përfituar nga mundësia e re për të hyrë në sistem përmes meritës. Falë portalit për mësues. Një portal, rrugë konkurruese. Sigurisht ka plot dëshmitarë edhe në arsimin e lartë, jemi në rrugë që vazhdon, dhe reforma në arsimin e lartë është ende një e përpjetë. Patjetër që ka edhe shumë arsye për të besuar që rruga është e duhura. Drejtimi është i duhuri. Nuk na mbetet vetëm të ecim në drejtimin e përcaktuar. Unë do të doja të thosha që nëse do të bënim një krahasim mes arsimit parauniverstar dhe universitarit. Në parauniversitari jemi më të avancuar për objektivat dhe jetësimin e planit të transformimit. Kemi disa arritje shumë të prekshme, dhe të dhëna inkurajuese. Megjithëse prapësëprarë gjëra për t’u bërë nuk janë pak.

b.ha./Shqiptarja.com