Rama me pedagogë në Shkodër: Liri dhe përgjegjësi që të funksionojë autonomia në universitete

1 Prill 2021, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 10:27:25

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër me disa pedagogë të Universitetit "Luigj Gurakuqi".

Në këtë takim Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës.Duhej vënë një hap ekstrem duke mbyllur gjithë ato  universitetete. Ajo që më duket e çuditshme është se lidhja e rektorëve është direkte me ministren se në njëfarë mënyrë rektori është personi numër 1 dhe mund them se është si i vetë qeverisë aty në aspektin e zbatimit të ligjit. Autonomia në përgjithësi te Shqiptarët por në rastin e universitetit duhet të jetë liri dhe përgjegjësi që të funksionojë autonomia”, tha Rama.