Rama me qytetarët në Fier: Nëse opozita vjen në pushtet, procesi i vaksinimit humb! Luli është kukull, s'mund të lejojmë më Ilirin dhe Saliun ta bëjnë Shqipërinë sërish copash

4 Prill 2021, 16:03

#reportTV #lajmeshqip #lajme Nëse opozita vjen në pushtet, procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje, dhe rindërtimi nga pasojat e tërmetit do të zvarritet dhe nuk do të përfundojë. Kështu nënvizoi kryeministri Edi Rama, duke theksuar se opozita nuk është e aftë që të sigurojë vaksina. Nga qyteti i Fierit ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët dhe me kandidatët për deputetë në këtë qark, Rama tha se vendi nuk mund t'i besohet më Lulzim Bashës që është një kukull në PD dhe vendi të bjerë në duart e Ilir Metës dhe Sali Berishës që e kthyen Shqipërinë në plaçkë të bërë copash.Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur retorikës së kreut të PD-së Lulzim Basha i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO, tha se këtë gjë e ka bërë SHBA. Sakaq në fjalën e tij drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe nënvizoi se numri 12 është vendimtar edhe nëse nuk voton asnjë kandidat. ‘Ju bëj thirrje të merrni pjesë në zgjedhje. Ju kujtoj që numri 12 është vendimtar, nuk ka rëndësi edhe nëse nuk voton asnjë pasi kjo do të thotë e ke shprehur vullnetin tënd duke qene dakord me listën e rreshtuar nga kryetari, siç thashë ne jemi ngarkuar në qarkun e Fierit që të fitojmë 11 mandate dhe të jenë vendimtar në krijimin e maxhorancës.’- tha Ruçi.