Kryeministri Edi Rama takimet dy ditore në Vlorë i nisi sot me një dëgjesë me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” mbi 'Paktin për Universitetin'. Kreu i qeverisë diskutoi me studentët mbi zbatimin e vendimeve që mori qeveria pas protestës së studentëve. Ndërkohë që nuk la pa 'thumbuar' edhe grupin e pedagogëve që protestuan duke kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë.
'Qeveria nuk është nënë e babë, qeveria ka detyrat e veta dhe nuk i ka të gjitha dhe nuk i bën të gjitha. Jam i lutmur të bëj edhe sektretarin e univesitetit në zyrën time, edhe në 2 të natës. Në 2 të natës vjen mesazhi 'o daku, cfarë do të bëhet me tarifat'. Unë u përgjigjem të gjithave, por për disa gjëra duhet të japë përgjigje rektori.
Ata që nuk i kanë marrë akoma lekët e bursës apo nuk u është përgjysmuar tarifa, kjo është për shkak të dokumentacionit që duhet të vijë nga universiteti, ky është një tjetër cmim që pjesa dërruese u paguan atyre që u bllokuan klasat dhe do të bënin revolucion duke ngritur bankat dhe karriget me këmbë përpjetë dhe e gjitha që bënë ëshë që dëmtuan procesin. Fondet aty janë nuk është se do të digjen". Gjatë diskutimit me studentët Rama nuk i kurseu batutat edhe për atë që ndodhi ditën e enjte në Kuvend. 'Unë i mbaj të gjitha, unë mbajë edhe bojë, jo më llafe' deklaroi ai.