Në ndalesën e tij, e cila nuk ishte parashikuar nga shtabi elektoral, kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për kryetarin aktual të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin.
"Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për çfarë arsyeje shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet. Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se s'do na vish në Tepelenë. E para njëherë te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë.Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.Në Tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti. Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve, po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës. Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë të Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij", tha Rama.