Rama me Veliajn dhe Xhafajn: Fonde nga fushata e PS-së për banorët e prekur nga tërmeti në Korçë

7 Qershor 2019, 14:08

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme janë takuar me banorë të njësi Njësisë Administrative Nr.10 në Tiranë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qeshorit.

Rama dhe Veliaj takimet i kanë nisur që në mëngjes pasi janë fotografuar së bashku teksa ecin qetësisht në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë në këtë takim kanë qënë të pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe deputetja e Blerina Gjylameti.

Në kryefjalën e këtij takimi ishte zhvillimi i njësisë Nr.10 por nuk kanë munguar edhe bisedat për zonat e tjera në Tiranë.

Ndërkohë Rama ka premtuar se të gjitha bashkitë do të kontribuojnë për dëmshpërblimin e banorëve në tre fshatrat e Korçës që u prekën nga tërmeti.

    No videos found.