Rama: Më vjen keq për Rrahmanin, djali në burg e gruaja që lufton me vdekjen

8 Tetor 2018, 13:43

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal dhe në rastin e Xhisiela Malokut dhe deputetit të Fushë Krujës Rrahman Raja, Rama u shpreh:

“Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin. Se po kalon një moment tejet të vështirë pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht edhe si baba. Me një djalë që është aty ku e meriton të jetë por kush është pjesë e kësaj familjeje politike e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.  Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të rënë nga qielli, të pagabueshëm, përkundrazi kemi të gjitha të metat e dobësitë tona por ne të lidhur me krimin?!“.

    No videos found.