Rama medalje policisë: Hoqët vendin nga harta e kanabisit

26 Mars 2018, 20:38

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot me një medalje mirënjohjeje punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ka veçuar një rast ku pesë punonjës sipas tij mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier dhe treguan me forcën e shembullit se Policia e Shtetit është e qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët.

“Rruga e transformimit të Policisë së Shtetit nga trupa e tradhtuar, e keqtrajtuar dhe e keqfinancuar e katër viteve më parë, në Policinë Shqiptare të renditur me dinjitet mes uniformave blu të Bashkimit Europian, është ende e përpjetë dhe e vështirë, por është pa kthim dhe pa ndalim deri në arritjen e këtij objektivi madhor në vitin 2021, mu ashtu siç jemi zotuar” – u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar mjaft policëve të ftuar në kryeministri, bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh: “Nëse kqebërësit nuk ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e policisë, përgjigja me armë ndaj tyre mbetet e vetmja përgjigje që ata mund të marrin dhe që do të meritojnë në çdo rast.

    No videos found.