Rama merr bekimin e Merkelit kundër KÇK-së: Ligji special shumë shpejt do të futet në fuqi

27 Janar 2020, 16:58

"Temën e integrimit në funksion të çeljes së negociatave, apo temën e preferuar të bashkëpunimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. E para sepse me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve apo më tutje, pasi e dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë të tërë nevojën, pasi kjo nuk është as objektivisht e mundur. Por jo vetëm kaq, Merkel u informua për të gjitha kontaktet e mia me vendet e tjera, më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori cdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj kohe për t'i lancuar si masa shtesë financimi pas 17 Shkurtit.

    No videos found.