Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së këtij sesioni parlamentar ka gjetur kohën për t’u marrë me veten. Kryeministri prej ditësh shpërndan momente nga jeta e përditshme në Insta Story.
Kështu sot, Rama ka postuar një video të shkurtër, nga buzë detit me një filxhan kafe. Detaji që s'duhet humbur është stema e shqiponjës stampuar tek filxhani i kafesë.
Kryeministri mban mbi tavolinë një libër, që siç dihet është miku më i mirë i pushimeve verore. Pa asnjë dixhiturë, ose përshkrim në video, kryeministri duket se e ka nisur mbarë këtë muaj.