Rama: Meta e Saliu nxisin përplasje për fushatën, duan ndasi! Luajnë me historinë e patronazhistëve

20 Prill 2021, 16:19 | Përditesimi: 20 Prill 2021, 16:19

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë  foli për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë e ndodhur ditën e djeshme duke thënë se atij dhe PS iu drejtuar gishti padrejtësisht nga opozita për ngjarjen se kishte qëllime politike me akuzat nga më ekstremet.

Rama tha se plagosja në Kavajë nuk ka lidhje me politikën dhe se vetë autori tha se është militant i PD. Ai tha se Meta kërkon të ndezë tensione në fushatë me gjuhën e urrejtjes, ndërsa Basha i shkon pas Saliut duke krijuar ndasi mes popullit.

"Ngjarja e Kavajës, nuk kisha pikë dyshimi se cilado të ishte e vërtetat, ata të cilët flasin për ndryshimin dhe kërkojnë votën do të rendnin atje për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë, për të drejtuar akuzën më ekstreme ndaj meje dhe ndaj nesh pa pritur as edhe 1 orë që ngjarja të kuptohej se çfarë ishte. Unë pa pritur as edhe një minutë, thash atë që duhet të thoshtë çdo person që ka seriozisht shtetin, drejtësinë dhe të vërtetën që ngjarja është e patolerueshme, autori duhet të çohet para drejtësisë dhe Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen dhe Ilir Meta duhet të ndali fushatën e tij idiotekse. Basha ende nuk kishte folur dhe tha pikërisht atë që unë mendoja se do thoshte dhe jo atë që unë dëshiroja nga një kryeministër që pretendon të sjellë ndryshimin. Sot e vërteta është zbardhur, jo vetëm që nuk ka lidhje me PS por është militant i PD dhe ngjarja nuk kishte asnjë lidhje me politikën", tha Rama.

 

Lidhur me debatin për databasin e patronazhistët ai tha se kjo po përdoret nga Meta e Berisha për destabilizim duke i bërë shpëlarje truri njerëzve, teksa i bëri thirrje presidentit të qetësohet. Madje Rama nuk ka kursyer as ironit të kreun e shtetit duke thënë se PS nuk është në ndjekje të njerëzve, por ndaj tij dhe se ai e di shumë mirë se çfarë mendon në çdo moment të ditës.  

b.ha./Shqiptarja.com