Rama: Meta e tha hapur, 25 prilli referendum kundër drejtësisë! Na votoni ta largojmë

3 Mars 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 11:38:58

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidenti Ilir Meta sipas tij e ka shprehur hapur se më 25 prill do bëjë referendum kundër drejtësisë. Marrëveshja PD-LSI sipas tij është qesharake.

“Meta e ka thënë hapur 25 prilli  do jetë një referendum që do të përmbysë reformën në drejtësi. Është betuar se do marrë detyrën e kryetarit të opozitës nëse ajo humbet zgjedhjet sepse xska respekt për detyrën dhe kushtetuen dhe për krejt njerëzit e këtij vendi. Ka hallin se tani e kanë marrë vesh edhe gurët edhe grurët e këtij vendi. Do shohim  çfarë do zgjedhin qytetarët më 25 prill, ilir metën apo drejtësinë.

Kush voton  ata që janë përballë nesh investon direkt kundër reformës në drejtësi. Do votohet për ti hapur rrugën më tej drejtësisë për të larguar nga kreu i shtetit ilir Meta dhe të dërgojmë kryemadhina ty ku e ka vendin. Është dhe Basha, ai nuk është një rrezik në vetvete, as për demokracinë dhe as për drejtësinë, duke qenë një politikan i dobët pa karakterin e një lideri është një kukëll, të cilët e mbyllin lulin në shtëpi me vetë duart e tij për 30 sekoda. Kemi para koalicion më qesharak, i imponuar nga saliu dhe iliri poër ta lidhur me sinxhirin e monikës”, tha Rama.