Rama: Meta i ka shumë borxhe Shqipërisë, më i pakënaquri se e di që do humbasë zgjedhjet

4 Tetor, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2020-10-04 13:11:37

Rama foli edhe për pakënaqësitë e partive politike që shkaktuar ndryshimet kushtetuese, ku ka shigjetuar Presidentin Ilir Meta i cili tha se mëzira e tij kaq e madhe qëndron në faktin se e di që do humbasë zgjedhjet, dhe se ai ka shumë borxhe ndaj Shqipërisë dhe jo anasjelltas.

"Kompromiset janë gjithmonë mbi parimin që të gjithë të mërziten nga pak, dhe jo që të gjithë të dalin të lumtur. Më shumë është mërzitur më shumë kush do humb zgjedhjet, nivelin e mërzisë shikojeni nga deklarata, më i mërzitur nga të gjithë është Ilir Meta se do humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore këtë radhë siç e meriton në fakt pasi Shqipëria Ilir Metës nuk i ka asnjë borxh. Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë pasi Shqipëria e ka bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president, çfarë do më shumë ky njeri që nuk rri rehat asnjë  sekondë të vetme dhe do vetëm të nxisë sherr, rrëmujë e ndasi si i treti i vërteti. Edhe vetë pozicioni ku qëndron është një pozicion për të qenë i treti i vërteti ku nga dua unë shkon rrota historisë. As unë nuk jam i kënaqur por as kaq i mërzitur se e di që nuk do humbim zgjedhjet, ndërsa ata e dinë që do humbasin zgjedhjet. Një parti që thotë kopjo programin tona 6 muaj para zgjedhjeve e dine se nuk kanë për të pasur rast që ta zbatojnë.  Apo një parti që thonë hiqni ata që s'doni, futen 40 veta atje dhe hiqet njeri, po të tjerët kush do i zgjedh?", tha Rama. 

Sa për një debat publik me kryedemokratin Basha, Rama tha se " është një nga ato që i bëjnë kafenetë më tërheqëse, jo do dalësh jo s’do dalësh, jo kishte temperaturë apo jo, jo do jesh në Vlora apo në Durrës."

b.ha./Shqiptarja.com

Kategori të tjera