Rama: Meta kompleks, ka bërë gjëra të mira, por tani nxiti dhunën

21 Qershor 2019, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2019-06-21 13:25:28

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr.6 paraditen e sotme tha se Presidenti Ilir Meta është një personazh kompleks. Rama u shpreh se Meta ka bërë gjëra të mira, por me vendimet e fundit ka gabuar. Kryeministri theksoi se kreu i shtetit nxiti dhunën, ndërsa nuk ka bërë asnjë thirrje për atë që ndodhi ditët e fundit me KZAZ-të.

"Meta është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë të gabuara, nuk kemi se cfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën dhe gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës dhe ishte fatale për të. Ai është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet" tha ai.  

Kreu i PS-së dhe qeverisë u rikthye edhe te mitingu dje në Shkodër dhe protestat që zhvilloi opozita kundër vizitës së tij. "Nuk ka ndodhur asnjëherë që PD-ja dhe PS-ja të përplasen, gjithmonë mitingu i fundit negociohej dhe asnjëherë nuk kishte përplasje. Kjo histori që i bën thirrje popullit që kryeministri të mos futet në qytet, kjo është si enversitët në 1990. Ajo (Voltana Ademi) është mbretëresha e pisllëkut. Manipulojnë punonjësit, hajde këtu se do të heqim nga puna, edhe flasin këta për ...." tha ai.

    No videos found.