Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të sulmojë Ilir Metën, presidentin aktual duke thënë se nuk është komandant, por kaçak.
"Meta nuk është komandant, është kaçak. Ky vend ka pasur edhe kaçakë shumë të famshëm. Nuk na intereson fare zoti Meta, sot kemi konsideruar një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë bllokun e fundit, pra 6 kandidatura dhe me shumë kujdes kemi renditur. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë”, tha Rama.